Site icon Telegrafi

Nuk po kalon periudhë të mirë, tre top klube po e përcjellin situatën e Leaos

Ka një çështje te Milani dhe ajo është e sulmuesit portugez Rafael Leaos këtë sezon.

Përkundër se është lojtari më i vlerësuar te Rossonerët, Leao nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe largimi i tij në janar mund të jetë mëse i mundur.

25-vjeçari ka pasur pakënaqësi këtë edicion dhe forma e tij jo e mirë ka bërë që edhe drejtuesit e klubit ta konsiderojnë shitjen e tij.

Leao në 10 ndeshje mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Calciomercato ka raportuar se janë tre top klube evropiane si Arsenal, Manchester United dhe Paris Saint Germain që janë duke monitoruar situatën e portugezit.

Sulmuesi anësorë ka kontratë deri në vitin 2028 me Milanin dhe një klauzolë largimi prej 175 milionë euro nga San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version