Telegrafi

Nuk po gjejnë paqe me njëri-tjetrin – vazhdojnë përplasjet mes Romeos dhe Heidit

Përplasja në mes të Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit po vazhdon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ish-çifti nuk po pajtohet në shumë raste, e duket se më shumë prezantuesit i ngeli hatri në bukuroshen e njohur.

Kjo pas nominimit që bëri biondja, ku përfshiu edhe Vesa Smolicën, e që u largua përfundimisht nga gara të shtunën.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit nuk po gjenjë paqe akoma dhe se po vazhdojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu "Ti më hodhe poshtë, po luan me mua" - Romeo Veshaj dhe Heidi Baci në një debat të ashpër

Heidi në një moment u shpreh se Veshaj e ka hedhur poshtë shumë herë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam budallaqe që të kam toleruar deri tani”, theksoi ajo.

E në anën tjetër, Romeo i kërkoi sqarim duke mos pranuar një gjë të tillë. /Telegrafi/