Kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj nuk e ka pranuar edhe aq mirë humbjen nga Besa.
Nikli u mposht në Pejë me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Drenasi pranoi dy gola në pjesë të parë, duke e patur të pamundur që të rikthehej në të dytën.
Në lidhje me këtë disfatë, kryetari i Feronikelit ka lënë një koment në faqen zyrtare të klubit në Facebookt, duke thënë se të gjithë do të ndëshkohen.
“Të gjithë do të dënoheni në maksimum, turp”, ka komentuar ai.
Feronikeli ka 31 pikë në pozitën gjashtë në tabelë, vetëm katër më shumë se Drenica që është e nënta, pozitë kjo që çon në Ligën e Parë. /Telegrafi/