Telegrafi

Arrestohet një person pasi nuk përfilli urdhrin mbrojtës të gjykatës dhe kanosi nënën e tij në Mitrovicë të veriut

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka shkelur “urdhrin mbrojtës”, të lëshuar nga gjykata duke shkuar te shtëpia e nënës së tij dhe e ka kanosur atë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:30, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkelur ‘urdhrin mbrojtës’ të lëshuar nga gjykata, duke shkuar tek shtëpia e nënës se tij dhe e ka kanosur atë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/