Telegrafi

Nuk përfill urdhrat e policisë, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi që gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në Rrugën “Mbretëresha Teutë”, Pejë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/