Site icon Telegrafi

“Nuk pajtohesha gjithmonë”, Dybala zbulon raportin me Allegrin dhe tani me Mourinhon

Paulo Dybala pranon se ai ‘nuk i shihte gjithmonë gjërat njësoj’ si trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe se ai ‘ka një raport më të mirë’ me Jose Mourinhon te Roma.

Pas humbjes 2-1 në Ligën e Evropës ndaj Real Betis, në të cilën shënoi për ndeshjen e katërt radhazi, Dybala u pyet se çfarë dallimesh kishte me Mourinhon dhe Allegrin.

“Mendoj se ato janë në një farë mënyre shumë të ngjashme, në të tjera jo aq të ngjashme. Kam një raport shumë më të ngushtë me Mourinhon, flasim më shpesh, diskutojmë ide”, ka thënë fillimisht Dybala për Sky Sport Italia.

“Në fushë ata janë mjaft të ngjashëm, pasi trajnerët fokusohen në punën në mbrojtje dhe kontrollin e ndeshjes”.

“Secili ka idetë e veta dhe shpesh ne jo gjithmonë i kemi parë gjërat njësoj, por të dy donim të jepnim më të mirën për Juventusin”.

 

“Dua të jem i qartë, nuk është polemika, thjesht kishim ide të ndryshme se si t’i qasemi lojës, nuk debatonim çdo ditë!”.

“Allegri ishte një nga trajnerët që më dha më shumë për të më ndihmuar të rritesha gjatë viteve në Juventus. E di që në rrjetet sociale disa do të ngjallin polemika, por definitivisht nuk e kam fjalën kështu!”, përfundoi argjentinasi.

‘La Joya’ u lirua si lojtar i lirë në verë, kur Juve tërhoqi zgjatjen e kontratës që ishte rënë dakord më parë.

Një pjesë e madhe e kësaj thuhet se ishte për zgjedhjet e Allegrit, i cili nuk e pa Dybalan si pjesë të Bianconerëve pas ardhjes së Dushan Vlahovic.

Reprezentuesi argjentinas ishte mbushur me lot gjatë lamtumirës së tij me tifozët në Allianz Stadium, me shumë mbështetës dhe media lokale që drejtuan gishtin nga Allegri për largimin e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version