Z Mobile Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll duke mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 96-67.
Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, vendasit ishin bindës në çerekun e parë të lojës (30:17).
Edhe në dhjetëminutëshin e dytë (28:19), bardhekaltrit e dominuan përballjen duke shkuar në pushim me rezultat 58-26.
Pas kthimit nga pushimi, Ylli arriti t’u bënte ballë nikoqirëve në çerekun e tretë, në të cilën u shënuan pikë të barabarta (19:19).
Skuadra nga Suhareka e fitoi çerekun e fundit (19:22), por kjo nuk mjaftoi pasi epërsia e kryeqytetasve ishte shumë e lartë (96-67).
Kjo ishte fitorja e 11-të me radhë e Z Mobile Prishtinës nga po aq ndeshje të zhvilluar në këtë sezon në Superligë dhe qëndron pa u luhatur në krye të tabelës.
Nga ana tjetër, Golden Eagle Ylli pësoi humbjen e pestë, ndërsa ka arritur shtatë fitore dhe pozicionohet në vend të tretë në tabelë. /Telegrafi/