Pas ardhjes së Joao Mario dhe Gabigol, Interi e ka ndërmend të godet edhe një herë fuqishëm në këtë afat kalimtar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, pas këtyre dy blerjeve i sakrifikuari do të jetë mesfushori Marcelo Brozovic.
Për kroatin ka shfaqur interesim Juventusi, Liveprpooli, Roma dhe Chelsea.
Blutë janë skuadra më serioze, ata kanë shkuar aq larg sa që i kanë paraqitur një ofertë Nerazzurrëve.
Klubi anglez ka kërkuar një shkëmbim Cesc Fabregas-Brozovic dhe 10 milionë euro plus nga klubi italian.
Oferta është duke u shqyrtuar nga klubi milanez dhe së shpejti pritet një përgjigjeje zyrtare. /Telegrafi/