Site icon Telegrafi

Nuk ndalen supergolat, Alexander-Arnold shtang Arrizabalagan me një predhë nga gjuajtja e lirë

Trent Alexander-Arnold (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen derbi ndaj Chelseat, të vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Pas supergolit të parë nga Naby Keita, Reds kanë shënuar edhe një tjetër gol të bukur ndaj Bluve.

Kësaj radhe ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Trent Alexander-Arnold, i cili ka shënuar një supergol.

Lexo po ashtu Naby Keita shënon supergol ndaj Chelseat

Goli i Alexander-Arnold erdhi nga rreth 25 metra nga gjuajta e lirë.

Ky gol u shënua në minutën e 38-të të ndeshjes.

Portieri Kepa Arrizabalaga nuk kishte asnjë mundësi ta ndalte goditjen. /Telegrafi/

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1286026837668311043

Exit mobile version