Shkëlzen Gashi vazhdon ta jetojë ëndrrën amerikane me plot suksese.
Mesfushori i Kombëtares është vlerësuar si lojtari i muajit tetor për ekipin e tij Colorado Rapids.
28-vjeçari u shpall fitues me votat e tifozëve në rrjetet sociale si ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’, duke mposhtur konkurrencë n e Kevin Doyle dhe Dominik Baxhi.
Colorardo zhvilloi pesë takime duke shënuar tri fitore, barazoi në një ndeshje dhe humbi një tjetër.
Në pesë takimet e zhvilluara Gashi luajti të gjitha dhe shënoi dy gola për ekipin e tij.
Pak ditë më parë ai u vlerësua nga tifozët si lojtari më i mirë i sezonit, ndërsa është në garë për çmimin e debutuesit të vitit dhe golit më të bukur në MLS. Për këtë të fundit futbollisti kuqezi i ka kaluar dy fazat e para.
Shkëlzen Gashi e mbylli sezonin e rregullt me nëntë gola dhe katër asistime, duke qenë njeriu kyç në kualifikimin e Rapids në “play off”.
Kundërshtari i radhës do të jetë Los Angeles Galaxy, me ndeshjen e parë që do të luhet më 30 tetor në Kaliforni dhe të kthimit më 6 nëntor në Colorado. /Telegrafi/