Telegrafi

Nuk ndalen sukseset! Dua Lipa dhe Calvin Harris marrin çmimin ‘Kënga më e mirë e vitit’ në “Brit Awards”

Dua Lipa i gëzohet trofeut në "Brit Awards 2019" (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Sukseset për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se nuk kanë të ndaluar!

Ajo tashmë numëron edhe një trofe më shumë, kjo ngase kënga “One Kiss”, të cilën ajo interpreton në bashkëpunim me Calvin Harris, ka arritur të shpërblehet me një nga çmimet e “Brit Awards”.

Dua Lipa merr çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” së bashku me Calvin Harris në “Brit Awards 2019” (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

“One Kiss” është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Dyshja janë ngjitur të emocionuar për të marrë trofeun në skenë, ndërsa kanë përshëndetur fansat e tyre duke i falënderuar për suksesin që i dhanë këngës “One Kiss”.

DJ Calvin Harris ka bërë një përshëndetje të veçantë për artisten shqiptare, e cila është interpretuese e gjithë pjesës tekstuale të këngës.

Dua Lipa dhe Calvin Harris i gëzohen trofeut në “Brit Awards 2019” (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Dua u ngjit në skenë edhe për ta kënduar ‘live’ hitin në fjalë, pak para se të merrte këtë çmim, i cili vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori vetëm pak javë më parë në “Grammy Awards 2019”.

Ndërkohë, Calvin Harris u nderuar me çmimin ‘Producenti i vitit’ në mbrëmjen e “Brit Awards 2019”. /Telegrafi/