Chelsea thuhet se i ka premtuar se Rafael Leaos se do t’i paguajë borxhin e tij prej 18 milionë eurosh te Sporting Lisbona, nëse ai i bashkohet klubit gjatë verës.
Ylli 23-vjeçar portugez, kontrata aktuale e të cilit skadon me kuqezinjtë në qershor 2024, është urdhëruar t’i paguajë Sportingut rreth 18 milionë euro pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës me klubin në gusht tëvitit 2018 pas një sulmi në terrenin stërvitor të skuadrës portugeze nga ultrasit.
Çështja e borxhit të Leaos me Sportingun nuk është sekret dhe thuhet se është një pjesë e rëndësishme e negociatave për rinovimin e kontratës me Milanin.
Siç raportohet nga La Stampa, Chelsea i ka dhënë Leaos garanci specifike në lidhje me borxhin e tij me Sportingun, duke i premtuar se do ta ndihmojë me gjobën prej 18 milionë euro.
Ky mund të jetë një element kyç në përpjekjet e Bluve për të joshur 23-vjeçarin përpara një lëvizjeje të mundshme në verë.
Gjigantët e Ligës Premier u interesuan për Leaon në fund të merkatos së verës të vitit të kaluar dhe pritet të kthehen në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/
Milan, il Chelsea resta su Leao: il club inglese ha dato garanzie sul pagamento allo Sporting https://t.co/UmBIfDuyd0
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 4, 2023