Para se Anthony Joshua të fitonte titullin e WBO-së dhe të mbronte atë të IBF-së dhe WBA-së ndaj Joseph Parkerit, Zlatan Ibrahimovic bëri një debutim historik me LA Galaxy në Major League Soccer.
Suedezi shënoi dy gola në debutim dhe shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.
Ylli i shumë skuadrave evropiane njihet si mik i mirë i Joshuas dhe normalisht nuk mungoi urimi i tij.
“Anthony Joshua po më mungon një. Fuqia nuk është asgjë pa kontroll. Bravo”, ka shkruar Ibra në Instgram.
Kjo ishte fitorja e 21-të e Joshuas në karrierën si profesionist dhe e para me pikë, 20 tjera i kishte përfunduar me nokaut.
E shtuna ishte një ditë që do të mbahet mend gjatë në mendjen e Ibras dhe Joashuas.
Kundërshtari i radhës i britanikut mund të jetë Deontay Wilder. /Telegrafi/