Sven Botman ka qenë objektivi kryesor i Milanit për repartin e mbrojtjes, por Rossonerët nuk mundën ta merrnin atë.
Qendërmbrojtësi holandez ka zgjedhur të transferohet te Newcastle United, skuadër që i ka plotësuar kërkesat si Lille ashtu edhe futbollistit në fjalë.
Tani Rossonerët po shikojnë tjera alternativa dhe drejtori Paolo Maldini ka kontaktuar Arsenalin.
Kampioni në fuqi i Italisë ka kërkuar nga Topçinjtë huazimin e qendërmbrojtësit francez William Saliba i cili bëri një sezon të madh së fundmi si i huazuar te Olympique Marseille.
Saliba nuk ka vend te Arsenali pasi Arteta preferon dyshen Gabriel-White dhe klubi është gati ta lejoj largimin e tij.
Rossonerët e duan huazimin e Salibas me mundësi blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.
Problemi qëndron te Marseille me klubin francez që është gati ta blej menjëherë kartonin e futbollistit të talentuar.
Gjithsesi tani i mbetet vet futbollistit të vendos nëse do të nënshkruajë me Milanin apo Marseillen. /Telegrafi/