Site icon Telegrafi

“Nuk mund t’i them jo Chelseat” – Caicedo pranon marrëveshjen me Blutë

Moise Caicedo ka thyer heshtjen edhe publikisht rreth të ardhmes së tij.

Mesfushori ekuadorian ka thënë se ai nuk ka mundur t’i thotë jo Chelseat, ndërsa transferimi i tij ende nuk është realizuar.

“Chelsea është një klub shumë i madh – një klub historik dhe nuk mund t’u them jo sepse janë të mëdhenj, historik, klub i bukur. Qyteti është po ashtu i bukur”, ka thënë Caicedo, transmeton eksperti i transferimeve – Fabrizio Romano.

Lexo po ashtu Chelsea - Caicedo, situata kalon në një fazë krejtësisht të re

Bisedimet mes Chelseat dje Brightonit po vazhdojnë ende, ndërsa shuma e kërkuar nga të fundit është mbi 100 milionë euro.

Rivali i skuadrës londineze ishte i gatshëm të pranonte nën 100 euro, mirëpo kalimi i Declan Rice te Arsenali për afro 120 milionë euro ka bërë që të rritet edhe çmimi më Caicedon.

Lojtari po insiston që të kalojë në Stamford Bridge dhe tashmë i ka bërë kërkesë zyrtare Pulëbardhave që ta lënë të largohet. /Telegrafi/

Exit mobile version