Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka thënë se klubi i tij nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Alexis Sanchez që i ka 29 vjeç.
Kampionët e Bundesligës kanë qenë në garë për kilianin që kërkohet edhe nga Manchester City.
“Të gjithë po flasim se po e ndërtojmë një skuadër të re dhe si do të duket Bayern Munich në të ardhmen”.
“Dhe Bayern është duke e bërë atë, po nënshkruan me lojtarë të rinj nga 20 deri në 22 vjeç dhe kjo po kritikohet”.
“Por nuk mund të ndërtosh skuadër duke blerë lojtarë 100 milionë euro që janë në moshën 29 – 30 vjeç”, ka thënë Hoeness duke aluduar në Sanchezin.
Bayern në kohën e fundit ka arritur marrëveshje për lojtarë si Corentin Tolisso, Kingsley Coman, Niklas Sule dhe Serge Gnabry, që të gjithë 21 ose 22 vjeç, duke futur këtu Sebastian Rudyn./Telegrafi/