Një tank ukrainas ka hedhur në erë një shtëpi që përdorej për mbulim nga ushtarët e Vladimir Putinit.
Pamjet e incidentit, të kapura nga një dron, tregojnë një fushë beteje me borë që dikur ishte vendi i një lagjeje periferike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Atje, vetëm një shtëpi ka mbetur “në këmbë” në komunitetin që përndryshe është rrafshuar me tokë gjatë luftimeve.
Ndërsa skena vihet në fokus, tanku – i kamufluar pak në borë – del në pamje – me operatorët e tij që duket se po bëjnë gati një goditje.
Dhe papritur, një zjarr shpërthen nga aty ndërsa fillon një sulm goditjesh.
Pak më vonë, tymi shpërthen nga shtëpia aty pranë, e cila është goditur. /Telegrafi/