Telegrafi

Nuk merren vesh për kredi dhe e sulmon fizikisht – arrestohet i dyshuari në Prizren

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje për kredi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Jonus Emre” në Prizren, të mërkurën në ora 10:41.

“Lëndime të lehta trupore kas pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kredie që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga ai”, tha ai.

I dyshuari nuk kishte përfillur masën e arrestit shtëpiak të shqiptuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit- Prizren. /Telegrafi/