Dy persona janë rrahur mes vete në Pejë për shkak të mosmarrëveshje verbale rreth hedhjes së mbeturinave.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 11:30 në rrugën “Rozafa” në Pejë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale rreth hedhjes së disa mbeturinave janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/