Serie A është në një mini-revolucion, pasi që katër klubet e mëdha Juventus, Milan, Inter dhe Roma, aktualisht nuk kanë trajner.
Luciano Spalletti ishte i fundit i mbetur, por tek sot ai është shkarkuar nga posti i trajneri.
Trajneri arriti ta kualifikojë Interin për në Ligën e Kampionëve në dy sezonet radhazi… por nuk ka qenë e mjaftueshme.
“FC Internazionale Milano njofton se Luciano Spalletti nuk e ka më rolin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi e falënderon Spallettin për punën e bërë dhe udhëtimin së bashku”, thuhet në deklaratën e klubit.
Në Itali të gjithë janë të sigurt që Antonio Conte do të bëhet trajner i Interit për tri sezonet e ardhshme dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Çështja e çuditshme është se katër klubet e madha në Itali nuk kanë një trajner aktualisht.
As Juventusi, as Interi, as Milani, as Roma.
Juve e largoi Allegrin, Gattuso dha dorëheqjen në Milani, Roma e përfundoi marrëveshjen e shkurtër që kishte me Ranierin në stol.
Vera do të jetë e nxehtë, pasi në Itali do të ketë shumë zyrtarizmi. /Telegrafi/