Telegrafi

Nuk luan me fanellën e skuadrës së tij, nuk e vëren askush për 90 minuta (Foto)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku skuadra e RB Salzburgut mposhti ekipin e Lipaja në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar ditën e martën, lojtari i RB Salzburgut aksidentalisht kishte veshur fanellën e skuadrës RB Leipzig.

Andreas Ulmer ishte futbollisti i pafat që i takoi kjo fanellë, pasi që skuadrat që sponsorizohen nga Red Bull kanë fanella të njëjta.

Lexo po ashtu Nëse Udinesen e merr kjo kompani, do të rivalizojë Juventusin, Milanin e Interin (Foto)

Salzburgu, Leipzigu, Neë York dhe Brasili janë skuadra që kanë për sponsor Red Bullin dhe e kanë edhe në emër të klubit.  /Telegrafi/