Policia e Kosovës në Lipovec ka ndaluar një automjet me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari nuk posedonte sigurim kufitar dhe as doganim të automjetit.
I dyshuari së bashku me automjetin është shoqëruar në stacion të policisë.
Vetura është konfiskuar, ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/