Bukuroshja nga Kosova, Arta Kabashi, po merr vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania 3.
Këngëtarja e njohur është shpesh pjesë e diskutimeve, ku nuk kursehet aspak ndaj banorëve.
Ajo së fundmi ka qenë në oborr duke biseduar me disa nga konkurrentët për një gjendje të saj të dikurshme.
Artistja shqiptare thekson se dikur nuk ka pasur vullnet të jetojë, por që më pas ka kërkuar për lumturinë dhe se tani ndodhet në një vend të qetë.
“S’kam pasur vullnet të jetoja. Edhe kam thënë në rregull, dua të jem e lumtur. Thjesht dua të gjej një mënyrë se si të jem e lumtur. Mund të tingëlloi klishe, por ia kam dalë”, u shpreh ajo.
Zeshkania tutje theksoi: “E kam kuptuar që rrethanat nuk kanë të bëjnë asgjë me lumturinë tënde, gjithçka është në mendje dhe shpirt. Nuk duhet me prit për askënd që me iu rregullu rrethanat në jetë dhe me thënë në rregull. Tani jam e lumtur”.
Arta për këtë kohë ka fituar zemrat e publikut me sinqeritetin dhe mënyrën se si zgjedh të përgjigjet. /Telegrafi/