Në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, marrëdhënia mes Santianës dhe Yllit, i njohur ndryshe si Buci, ishte një nga temat më të komentuar nga publiku.
Pas përfundimit të këtij edicioni, marrëdhënia e tyre kaloi në një distancë të ndjeshme, duke i dhënë fund çdo forme kontakti ndërmjet tyre.
Pas një periudhe të gjatë pa ndonjë komunikim, Santiana dhe Buci u takuan për herë të parë në një klub ku Buci punon.
Në një intervistë për Prive, Santiana shpjegoi se arsyeja që e çoi në atë klub ishte pikërisht për të ndjekur performancën e këngëtarëve të saj të preferuar.
“Aty ishin disa artistë që mu pëlqejnë shumë, dhe ishte një mundësi e mirë për të shijuar muzikë të mirë. Kështu që, kjo ishte arsyeja kryesore që vendosa të shkoj në atë natë. Ishte hera e parë që u takuam me Bucin pas përfundimit të Big Brother,” tha Santiana.
Gjatë intervistës, Santiana u pyet gjithashtu për lajmet e fundit që qarkulluan në medie lidhur me faktin se Buci do të bëhet baba. Ajo shprehu se nuk kishte informacion për këtë ngjarje të rëndësishme.
“Nuk e dija, tani e mora vesh, vetëm i uroj shumë suksese. Nuk kam inat as me Bucin as me Veronën. Shpresoj t’u shkojë si më së miri”, u shpreh ajo.
Ky takim dhe këto deklarata tregojnë një qasje të matur dhe të respektuar nga Santiana, duke i dhënë fund çdo spekulimi të mundshëm dhe duke ruajtur një qëndrim pozitiv për të kaluarën dhe për të ardhmen e Bucit dhe Veronës. /Telegrafi/