Pas problemeve me makinat nga Volkswagen, që emetonin gazra më shumë se që lejohej, Koreja e Jugut i ka hequr nga tregu edhe disa modele nga kompani të tjera.
BMW, Porsche dhe Nissan, janë disa nga prodhuesit, automobilat e së cilëve më nuk do të lëvizin në rrugët e këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Ministria e Mjedisit, ka bërë të ditur se një model nga BMW, dy Porsche dhe tre Nissan, e kanë të ndaluar të hynë në vend, ndërsa të gjithë ekzemplarët do të kthehen prapa.
Kjo masë ndalese do të qëndrojë derisa kompanitë përgjegjëse nuk e kthejnë formën e paraparë për lëshimin e gazrave. Secili blerës i këtyre modeleve do të kompensohet.
Derisa prodhuesit kanë mohuar faktin se makinat e tyre po e ndotin ambientin, i kanë kthyer prapa për t’ua bërë një varg testesh.
Koreja e Jugut është duke bërë përpjekje të mëdha që të ruajë ambientin, meqenëse ka ndotje të madhe nga fabrikat e shumta në vend. /Telegrafi/