Telegrafi

Nuk ka kërkesa për strehim të ukrainasve në Shqipëri

Ndërsa Kosova po planifikon të strehojë 20 gazetarë ukrainas, në Shqipëri ende nuk ka një kërkesë të tillë.

Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, nuk ka ende as shifër konkrete të ukrainasve që mund të strehohen në vendin tonë.

Një javë më parë ishte kryeministri Rama i cili në një konferencën për mediat deklaroi se Shqipëria ka shprehur gatishmëri për të strehuar ukrainasit pas sulmit të Rusisë.

Deri më tani 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina.