Site icon Telegrafi

Nuk ka më vozitje të shpejtë nëpër autostradat e Gjermanisë, propozohet kufizimi i shpejtësisë maksimale në 130 kilometra në orë

Projekt propozimi për të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes me vetura nëpër disa autostrada të Gjermanisë, ka nxitur reagime të ashpra tek qytetarët gjermanë që assesi nuk mund të pajtohen që kufizimi do të jetë 130 kilometra në orë, raporton AP.

Raportohet se ministri gjerman i Komunikacionit, Andreas Scheuer, ka deklaruar se kjo ide është “kundër mendjes së shëndoshë”, derisa deputeti i partisë së të Gjelbërve në Bundestagun gjerman, Xhem Ezdemir, ka mbrojtur projekt propozimin, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, Gjermania është një nga vendet e rralla në botë që nuk ka kufizime të shpejtësitë nëpër disa autostrada. Gjithashtu thuhet se ky projekt propozim ende nuk është përpiluar në detaje, derisa propozuesit pretendojnë se me implementimin e tij do të ulet numri i aksidenteve dhe do të ndihmonte luftën kundër ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Exit mobile version