Telegrafi

Nuk ka vend as te Brescia – Balotelli po kalon te një ligë me nivel të ulët futbolli

Mario Balotelli përfundimisht do të largohet nga Brescia në këtë afat kalimtar veror.

Super Mario kishte disa probleme me klubin italian, derisa duket se këta të fundit nuk do ia falin veprimin e bërë.

Balotelli kishte fyer Brescian dhe kishte refuzuar të stërvitet, mirëpo më pas ishte rikthyer tek ta.

Por, sipas asaj që raporton Tuttosport, sulmuesi është shumë afër kalimit të CFR Cluj, një skuadër jo edhe shumë e njohur.

Skuadra rumune ka luajtur ndër vite nëpër Evropë, mirëpo është befasi nëse Balotelli transferohet në këtë verë tek ata. /Telegrafi/