Telegrafi

Nuk ka qetësi për Real Madridin nga Mbappe – francezi po luan me “Los Blancos”

Kylian Mbappe është pyetur edhe një herë për të ardhmen e tij, derisa ka krijuar një konfuzitet të ri.

Pas ndeshjes ndaj Lorient, të cilën Paris Saint-Germain e fitoi me rezultat 5-1, sulmuesi francez bëri të ditur se ai ende nuk ëhstë përcaktuar për të ardhmen e tij.

“Nuk e kam marrë vendimin, por ka elementë të rinj”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Jam i qetë, përpiqem të marr vendimin më të drejtë, me të dashurit e mi. Nëse do të kisha marrë një vendim do ta kisha thënë, do ta kisha marrë”.

“Nuk kam pse të fshihem. Dua të marr vendimin më të mirë të mundshëm”, ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes ylli i PSG-së, për të cilin thuhet se sezonin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e Los Blancos.

Gazetari Josep Pedrerol ka analizuar në programin ‘El Chiringuito’ mesazhin e Kylian Mbappes dhe ajo që ai dëshiron të përcjellë në këto fjalë është fakti se futbollisti nuk ka firmosur asgjë dhe se nuk duhet ta zemërojnë atë.

Edu Aguirre paralajmëroi në ‘El Chiringuito’ se “Madrilenët duhet të frikësohen. Mbappe po bën një hap prapa”. /Telegrafi/