Gonzalo Higuain nuk po gjen qetësi te Inter Miami, derisa është gjendur sërish në një debat të ashpër me gjyqtarin e ndeshjes.
Sulmuesi argjentinas ishte gjendur në një situatë të palakueshme gjatë humbjes 2-1 të skuadrës së tij ndaj asaj të trajnerit Thierry Henrys, Montreal Impact.
Ish-anëtari i Juventusit dhe Real Madridi mori karton të kuq edhe pse ndeshja kishte përfunduar, shkaku që i ishte vërsulur gjyqtarit të takimit.
Lojtari 32-vjeçar duket se nuk po e gjen vetën në ligën amerikane, derisa një situatë aspak të mirë e kishte edhe javë më parë kur dështoi të shënonte nga penalltia në takimin që Inter Miami e humbi 3-0 përballë Philadelphia Union.
Higauin me gjasë nuk e ka imagjinuar se jeta e tij do të shndërrohej në një ferr në MLS, pasi lojtarët kundërshtarë vazhdojnë me provokime dhe më pas pasojnë kartonët e kuq. /Telegrafi/