Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Krasniqi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Në mesin e shumë temave që u diskutuan me Krasniqin për karrierën e tij të bujshme, ai u ndal për të folur edhe për Kombëtaren e Kosovës.
Krasniqi zbuloi se ai i përcjellë shumë ndeshjet e ‘Dardanëve’, teksa tregoi se cili është lojtari i tij i preferuar në kombëtare.
Sulmuesi madje nuk e përjashtoi as mundësinë që në një të ardhme të afërt të angazhohet me ndonjë rol tek Kosova.
“I përcjelli që të dyja (ekipin A dhe grupmoshat) sidomos ekipin e parë. Më së shumti më pëlqen Edon Zhegrova, për mua është lojtari që Kosova kurrë nuk e ka pasur”.
“Kosova duhet të ndihet shumë krenar për këtë lojtar që e kanë dhe duhet ta përkrahin deri në maksimum, sepse çdo ekip e ka një lojtar që është pak më i veçantë”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Krasniqi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/