Telegrafi

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksion simbolik para gjykatës ku po mbahet seanca për vrasjen e Liridonës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca dëgjimore për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Përfaqësuesja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Trina Binaku tha para mediave se janë mbledhur për të dënuar një vrasje makabre.

Lexo po ashtu Vrasja e Lirdonës – familjarët e të ndjerës të pranishëm në gjykatë

“Ne gratë dhe vajzat vazhdojmë të jetojmë më frikë në Kosovë. Vendi nuk mund të ketë paqe. Të martën ne thërrasim protestë ne Prishtinë. Të martën bëhemi bashkë, e çdo dite luftojmë për te drejtat e vajzave”, tha ajo.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, thuhet në pankartën që këta aktivistë mbanin në duar gjatë këtij aksioni. /Telegrafi/