Telegrafi

Nuk ka oferta nga Evropa, Arda Turan drejt Brazilit ose Argjentinës

Arda Turan nuk është duke arritur të sistemohet në asnjë klub evropian.

Pas huazimit tek skuadra turke Basaksehir, Turan është rikthyer te Barcelona, skuadër që posedon kartonin e tij.

Lojtari ka kontratë edhe gjashtë muaj me katalunasit, por që nuk bënë pjesë në planet e kampionëve të Spanjës.

Edhe pse kërkoi me ngulm një skuadër evropiane, asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të tij.

Kësisoj e ardhmja e turkut pritet të jetë në Amerikën e Jugut, ku momentalisht ka tri oferta, dy nga Brazili dhe një nga Argjentina.

Lexo po ashtu Telefoni cingëron në gjysmë të natës: “Më ndihmo” – si mund ta shpëtonte karrierën Arda Turani duke i telefonuar Mino Raiolas

Flamengo dhe Palermias janë dy ekipet braziliane që po duan shërbimet e turkut, ndërsa në garë është edhe Boca Juniors.

Turan pati probleme të mëdha gjatë huazimit te Basaksehir, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës. /Telegrafi/