Arda Turan nuk është duke arritur të sistemohet në asnjë klub evropian.
Pas huazimit tek skuadra turke Basaksehir, Turan është rikthyer te Barcelona, skuadër që posedon kartonin e tij.
Lojtari ka kontratë edhe gjashtë muaj me katalunasit, por që nuk bënë pjesë në planet e kampionëve të Spanjës.
Edhe pse kërkoi me ngulm një skuadër evropiane, asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të tij.
Kësisoj e ardhmja e turkut pritet të jetë në Amerikën e Jugut, ku momentalisht ka tri oferta, dy nga Brazili dhe një nga Argjentina.
Flamengo dhe Palermias janë dy ekipet braziliane që po duan shërbimet e turkut, ndërsa në garë është edhe Boca Juniors.
Turan pati probleme të mëdha gjatë huazimit te Basaksehir, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës. /Telegrafi/