Në episodin e së martës të “The Voice Australia”, mbesa e këngëtares Jessica Mauboy, Saraya Mauboy-Hudson u diskualifikua nga shfaqja.
Gjatë një faze të quajtur “The Cut”, ku anëtarët e jurisë zgjodhën pesë të parët e tyre nga ekipet e tyre masive, Saraya u përball me goditjen nga duart e Rita Orës, shkruan DailyMail.
Mentorja e skuadrës, në rastin konkret Rita duhej të zgjidhte midis konkurrentëve të saj: Sian Fuller, Tanya George, Isaiah Lugo-Hale dhe Saraya.
Ndërsa Rita tha se 18-vjeçarja këndoi në një mënyrë që ishte ‘e pastër dhe e bukur’ – kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mbajtur atë në konkurs.
Në fund, Rita kualifikoi për në fazën tjetër Sian dhe Tanyan – dhe vendimi shokues nuk tingëlloi mirë për fansat në shtëpi.
Disa e ndanë pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimin, përmes statuseve në Twitter.
Një person shkroi: “Gabim i madh duke mbajtur grupin dhe lojtarin në përzierje. Dhe duke e lënë Sarayën. Çfarë shakaje”.
Një tjetër tha: “Performanca e Sarayës u bë virale në TikTok kështu që unë mendoj se është e sigurt të thuhet se është vetëm fillimi për të”.
Dikush tjetër që shikonte shfaqjen në shtëpi u pajtua, duke shkruar “Sidoqoftë Saraya ishte e dobët”, ndërsa një tjetër shtoi: “Jessica do të vrasë Ritën…Saraya e shkretë”.
Disa shikues shpresuan se do të kishte një kartë që do t’i rikthente konkurrentët e diskualifikuar nga kjo fazë, siç kishte qenë në vitet e mëparshme, në mënyrë që ajo të kthehej.
“Nuk mund të besoj se Rita nuk zgjodhi Sarayën – uau! Nuk e di për formatin e ri, por shpresoj se ka një mundësi të dytë atje diku”, shkroi një fanse e habitur.
Spektakli “The Voice Australia” ishte kritikuar në fillim për shkak se kishte lejuar konkurrenten Saraya Mauboy-Hudson të merrte pjesë në program, edhe pse ajo është mbesa e anëtares tjetër të jurisë, Jessica Mauboy.
Në audicionet e fshehura, Jessica dhe Rita kishin kthyer karriget për të pa e ditur se kush është, ndërkohë që ajo kishte zgjedhur të vazhdonte me artisten shqiptare si mentoren e saj. /Telegrafi/