Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Edhe pas këtij takimi të dy subjektet ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion qeverisës, ani pse në media u raportua se ka ndodhur një gjë e tillë.
Pas këtij takimi nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar që ti vazhdojnë takimet në baza ditore.
Edhe deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet.
“Ishte një takim shumë i rëndësishëm, në përpjekje të gjetjes së një marrëveshje të përbashkët për koalicionin qeverisës. Ngase kemi parë avancim të pozicioneve, u pajtuam që takimet të jenë më të shpeshta”, ka thënë Konjufca.
Ai ka shtuar se nesër do të ketë takim dhe se marrëveshja shpreson të arrihet para 26 dhjetorit, që është caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konstituim të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/