Arritja e marrëveshjes ndërmjet Barcelonës dhe Arsenalit për huazimin e Pierre-Emerick Aubameyang në Camp Nou është vënë në dyshim të madh.
Është raportuar se sulmuesi i Topçinjve kishte udhëtuar drejt qytetit spanjoll për “vizitë familjare” dhe nuk është takuar me zyrtarët e klubit.
Diskutimet ndërmjet klubeve janë fokusuar rreth përqindjes së rrogës që duhet të paguanin katalunasit.
Në anën tjetër, është thënë se Aubameyang ka bërë sakrifica financiare, në mënyrë që të arrihej marrëveshja.
Ndërkohë që minutat po kalojnë, gjasat janë gjithnjë e më të vogla, ashtu që Blaugranët duhet të reagojnë sa më shpejt me ofertë të re për t’u arritur marrëveshja.
Pas dështimit të bisedimet, Aubameyang pritet të kthehet në Londër pas “udhëtimit familjar”, pos nëse ndodh ndonjë ndryshim i dukshëm në ofertë. /Telegrafi/