Site icon Telegrafi

“Nuk ka luftë politike”, Osmani flet për raportet me Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetar.

E pyetur nga gazetarët se çfarë janë dallimet me kryeministrin Kurti, Osmani tha se çdo dallim është i tejkalueshëm dhe për këtë do të bashkojë me të gjitha institucionet e vendit.

“Nuk ka luftë politike. Si presidente luftoj vetëm për një gjë, kushtetutshmërinë. Kur vendoset interesi shtetëror çdo dallim është i tejkalueshëm”, tha presidentja, duke shtuar se dallimi dihet.

“Çdo dallim është i tejkalueshë. Është e domosdoshme që të gjithë të ulemi dhe të reflektojmë për tema me interes të përbashkët nacional. Dhe kur kjo bëhet, nuk do të mungojë as rezultati”, tha Osmani.

Lexo po ashtu Prishja e raporteve, Kurti: Me presidenten Osmani ndonjëherë kemi edhe dallime

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e Asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë Osmanin.

Diskutimet janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të për hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Bërja e hapave drejt asociacionit ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane në muajin 17 maj.

Prishtina zyrtare, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deklaroi se gjatë muajit maj do të dërgojë për shqyrtim në Kushtetuese një propozim për asociacionin, por zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se një gjë e tillë është e pamjaftueshme.

Exit mobile version