Liverpooli dhe Manchester City nuk e kanë gjetur rrjetën në fraksionin e parë të kryendeshjes së kësaj jave në Ligën Premier.
Në 45 minutat e para të sfidës së zhvilluar në Anfield, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte.
Diogo Jota pati një prej rasteve më të mira në gjysmën e parë, mirëpo Ederson intervenoi për ta ndalur goditjen e tij.
Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i futbollistëve, pasi t’i marrin direktivat gjatë pushimit nga strategët Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
Theksojmë se (duke përjashtuar këtë ndeshje), deri më tani, Manchester City i ka fituar shtatë përballje dhe në dy ka barazuar (23 pikë), ndërsa Liverpooli ka regjistruar dy fitore, katër barazime dhe dy humbje (10 pikë). /Telegrafi/