Leicesteri dhe Chelsea i kanë ndarët pikët në kuadër të përballjes në javën e 25-të, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, të dy skuadrat kishin shanse të mira që të kalonin në epërsi, por mbajtën portat e paprekura.
45 minutëshi i dytë ishte tejet i zjarrtë, shkaku që u shënuan katër gola.
Chelseat kaloi fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Antonio Rudiger në minutën e 46-të nga një asistim i Mason Mount.
Por, Leicesteri i barazoi shifrat me anë të Harvey Barnes (54’), që u gjet mjaftë mirë nga Yuri Tielemans.
Më pas ‘Dhelprat’ e përmbysën rezultatin me golin e shënuar nga Ben Chilwell në minutën e 64-të, derisa Tielemans ishte sërish asistues.
Mirëpo, Rudiger (71’) që ishte shumë i disponuar shumë për lojë, arriti të shënonte golin e tij të dytë personal dhe të dytin për The Blues, për t’i barazuar shifrat në 2-2.
Dy skuadrat tentuar deri në fund të kalonin në epërsi, mirëpo u ndanë të kënaqura me një pikë.
Leicesteri vazhdon të jetë në vendin e tretë me 49 pikë, tetë më shumë se Chelsea që është në të katërtin.
Në xhiron e 26-të, Leicesteri takohet me Wolverhampton Wanderers, derisa Chelsea do të ketë punë me Manchester Unitedin. /Telegrafi/
Kasper has no chance at the ball at all. Great goal by Antonio rudiger to level the score at king power stadium 2:2 76mins played #LEICHE pic.twitter.com/AMmJVfQ9uq
— kyaligonza derrick (@Derrobates) February 1, 2020
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1223605740746813440
https://twitter.com/AVFCsean_/status/1223606100068655105