Gjilani dhe Feronikeli kanë luajtur baras në derbin e javës së 10-të në Superligë.
Në një ndeshje shumë të luftuar nga minuta e parë deri në fundin e saj, ka përfunduar me rezultat të pastër 0-0.
Gjilani ka qenë më e mirë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste shënimi me Prognin, Hajdarin e Musollin.
Rasti më i mirë ishte ai i Musollit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Gjithsesi Feronikeli shënoi me Argjend Malajn në pjesën e parë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe në pjesën e dytë Gjilani luajti më mirë, duke krijuar disa raste shënimi, por pa sukses.
Fiton Hajdari e Gerhard Progni rrezkuan, por që nuk ia dolën të tundin rrjetën e Ilir Avdylit.
Në anën tjetër rastin më të mirë për Niklin e pati Bojku, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.
Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e dy skuadrave patën disa kacafytje mes vete, ku kishte shumë ndërprerje.
Gjyqtari kryesor i takimit shpërndau shumë kartonë të verdhë në këtë takim duke parë edhe kacafytjet mes vete të lojtarëve, por edhe zhegitjet e tyre.
Gjithsesi në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë të fituar.
Pas 10 xhirove në Superligë, Gjilani zë vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Nikli mbetet e gjashta me 11 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani përsëri e luan në shtëpinë e vet teksa pret Llapin.
Në anën tjetër Feronikeli në xhiron e 11-të do të luaj në Drenas përballë liderit Ballkanit. /Telegrafi/