Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në përballje me Celta Vigon.
Lideri aktual i La Ligas, rrezikoi për herë të parë në këtë takim në minutën e gjashtë me anë të Lionel Messit por goditja e tij nuk ishte e saktë.
E kur Barcelona kishte marrë iniciativën e lojës dhe kërkonte golin, mysafirët dolën në një kundërsulm të shpejtë dhe arritën të kalonin në epërsi.
Fillimisht Gomez Gonzalez tentoi por që goditja e tij u prit nga Ter Stegen, e topi u kthye tek Iago Aspas i cili lehtësisht shënoi për 0-1.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi katalunasit arritën të barazonin rezultatin.
Mesfushori brazilian Paulinho asistoi bukur te Lionel Messi i cili pa problem mposhti portierin mysafir për 1-1.
Ky gol ishte i 13-ti në kampionat për kapitenin argjentinas të Barcelonës.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Pas fillimit të pjesës së dytë, katalunasit sulmuan vazhdimisht portën e mysafirëve duke e kërkuar golin e epërsisë.
E pasi kaluan një orë lojë, lideri aktual i La Ligas arriti të shënonte golin e dytë në ndeshje.
Mbrojtësi i majtë, Jordi Alba asistoi bukur tek Luis Suarez i cili pa problem shënoi për 2-1.
Por epërsia e Barcelonës nuk zgjati më shumë se tetë minuta, pasi vendasit barazuan rezultatin.
Sulmuesi Gomez Gonzalez arriti të barazoi gjithçka në minutën e 70-të për 2-2.
Deri në fund të ndeshjes, Barcelona tentoi të shënoi golin e fitores por mysafirët u mbrojtën mirë dhe ndeshja përfundoi pa fitues 2-2.
Pas këtij barazimi, Barcelona vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 36 pikë të tubuara, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Valencia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e radhës, Barcelona do të luajë në udhëtim tek Villareal, ndërsa Celta Vigo përballet me Valencian në ‘Mestalla’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hkc9G5PKSyI
https://www.youtube.com/watch?v=sz4eU92DiwI
https://www.youtube.com/watch?v=tlimc4TppMw