Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se ata nuk ishin duke e kërkuar transferimin e mesfushorit të Chelseat, Tiemoue Bakayoko.
Mesfushori francez kishte shkëlqyer te Rossonerët kur ishte në huazim, mirëpo që këta të fundit kishin refuzuar të paguanin 40 milionë eurot që i kërkonte skuadra londineze.
Chelsea më pas e dërgoi në huazim te Monaco, derisa në këtë verë që shkoi, e dërgoi në një tjetër huazim, tani te Napoli.
“Kam besim në mesfushorët që kam, sinqerisht kam. Asnjëherë nuk kam pasur probleme me financat e klubit”, ka thënë Pioli.
“Ne asnjëherë nuk e kemi kërkuar Bakayokon, pasi në skuadër kemi disa mesfushorë cilësor. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por nuk ishte në planet e mija”.
“Si skuadër qëndrojmë mirë aktualisht dhe në verën që shkoi realizuam objektivat që kishim së bashku me bordin”, ka shtuar më tej ai.
Milani po kalon nëpër një formë të mirë në këtë fillim edicion, derisa arritën të mposhtin 2-1 rivalin lokal, Interin. /Telegrafi/