Site icon Telegrafi

“Nuk ka asnjë ofertë nga Anglia për Xhakën”

Borussia Monchengladbachu ka mohuar zërat se Arsenali ka bërë ofertë për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka dhe ka insistuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë për përfaqësuesin e Zvicrës.

Londinezët javët e fundit janë lidhur me një transferim të 23-vjeçarit, i cili shihet si përforcim adekuat në mesfushë, por klubi gjerman ka thënë se ende nuk ka marrë oferta për Xhakën.

“Kam frikë se do të shtonte edhe më shumë spekulimet në verë”, ka thënë drejtori sportiv Max Eberl.

“Nuk ka asnjë ofertë nga Anglia. Do t’ju mbaj të informuar kur arrijnë fakset e para”, ka thënë Eberl për fund.

Exit mobile version