Site icon Telegrafi

“Nuk ju amnistojmë”, porositën qytetarët mbrëmë në protestat paqësore në Shkup

Në atmosferë të qetë me parulla “Dorëheqje”, “Nikolla në robëri” dhe “Nuk ju amnistojmë” para godinë së Qeverisë përfundoi protesta e mbrëmshme e qytetarëve kundër vendimi të presidentit Ivanov i cili fali 56 politikanë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i madh i protestuesve para Qeverisë erdhi nga Ministria e kulturës, e cila u ngjyros me qese me ngjyrë.

Itinerari drejt Ministrisë së kulturës, thanë organizatorët, është bërë kundër projektit kriminal “Shkupi 2014”.

Para godinës së Ministrisë nuk kishte incidente. Një pjesë e protestuesve në rolin e mbajtësit të rendit i zmbrapsën të tjerët nga ngjyrosja e mëtutjeshme e godinës.

Para Qeverisë protestuesit mbushën bulevardin nga të dy anët. Aty ata brohoritnin dhe në asfalt vizatuan grafitët “Protestoj”, “Vdekje fashizmit, liri popullit” në gjuhën maqedonase dhe shqipe. /Telegrafi/

Exit mobile version