Efi Dhedhes ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania e që u prit me reagime të shumta nga publiku.
Largimi i saj nga një pjesë e madhe e fansave të BBVA u cilësua si i padrejtë pasi bashkë me të nominuar ishin Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, që tashmë janë çift.
Efi gjithashtu shihej si një mbështetje e madh e Ejllit e deklaruar hapur krah tij, dhe edhe jashtë shtëpisë po e dëshmon që vazhdon të bëjë ‘tifo’ për të.
Në një postim motivuese që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Efi ia ka dedikuar pikërisht këngëtarit.
“Nuk je kurrë vetëm kur qëndron pranë të vërtetës, sepse e vërteta është gjithmonë me ty”, thuhej në mesazhin e Efit sipër të cilit etiketoi Luizin.
Ndërkohë, llogaria e Efit në Instagram ka patur një ‘shpërthim’ të ndjekësve që kur ajo u largua nga shtëpia e famshme, deri më tani ajo numëron mbi 422 mijë të tillë.
Pas eliminimit të saj, në BBVA kanë mbetur aktualisht 11 banorë pasi në të njëjtën natë me Efin u largua edhe Xhonatan Islami. /Telegrafi/