Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka qenë kryefjala e mbrëmjes në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Kjo pasi në emision është diskutuar deklarata e tij se ai vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që vet këngëtari kur u pyet nga produksioni ndryshoi deklaratat duke thënë se ajo çfarë ka rrëfyer, ka qenë historia e një shokut.
Një diskutim i tillë ka tronditur opinionin por edhe shikuesit e programit, pasi shumë prej tyre kanë ngritur dyshimet se ai ka “gënjyer” për sëmundjen, vetëm e vetëm për t’i hyrë në qejf prezantueses Kiara Ttito.
E për të larguar krejt këto dyshime, vëllai i madh ka sugjeruar këngëtarin që të dërgohet drejt qendrës spitalore “Nënë Tereza” për të kryer të gjitha testet e nevojshme mjekësore.
Megjithëse, produksioni bëri me dije se edhe para hyrjes por edhe dje (e hënë), Luiz Ejlli ka kryer analizat e përgjithshme, kanë rezultuar të gjitha mirë.
Ai është dërguar me përcjelljen e telekamerave në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” për të kryer ekzaminimet më të hollësishme. /Telegrafi/