Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Senegalit, Sadio Mane, iu përgjigj disa pyetjeve, ku njëra ndër to ishte se çfarë lloj femre po kërkon për partnere e tij të ardhshme të jetës.
Sulmuesi i madh i Liverpool ka thënë se është pyetur shumë herë pse nuk është martuar ende, sidomos nga femrat.
Futbollistët tradicionalisht i prezantojnë gjithmonë me krenari partnerët e tyre, si në rrjetet sociale ashtu edhe në fushë pas titujve të fituar.
Mane ende nuk ka gjetur një zonjë për partneren e tij. Megjithatë, futbollisti afrikan i vitit tha se synon të martohet me një zonjë që i lutet Zotit, jo me një zonjë që përdor rrjetet sociale.
“Shumë vajza më kanë pyetur pse nuk jam e martuar. Gruaja me të cilën do të martohem nuk do të jetë në rrjetet sociale (Tik-Tok, Facebook, Instagram, Twitter). Dua të martohem një grua që respekton Zotin dhe lutjen”, ka thënë Mane, i cila njihet ndryshe si një mysliman i devotshëm.
Liverpool striker Sadio Mane:- “I’ve seen a lot of girls asking me why I am not married, but sorry you might be wasting your time. The woman I marry will not be on social networks (Tik Tok, Facebook, Instagram, Twitter) I want to marry a woman who respects God and prayers well.” pic.twitter.com/amnWI78y15
— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) June 16, 2022
Kujtojmë, Mane është i lidhur me një largim nga Liverpooli dhe Bayern Munich me shumë gjasa do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. /Telegrafi/