Telegrafi

Nuk iu bind urdhrave për ndalje dhe sulmon policin, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej.

I dyshuari kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv, lëndime kishte pësuar edhe një polic tjetër të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/