Thomas Tuchel dënoi tifozët sjelljen e tifozëve të Chelseat të cilët brohoritën emrin e pronarit të klubit rus Roman Abramovich gjatë duartrokitjeve në nder të popullit ukrainas para fillimit të ndeshjes si mysafir kundër Burnley.
Edhe pse gjithçka në fushë shkoi mirë për Chelsean që fitoi ndaj Burnleyt (4-0), qëndrimi i tifozëve në tribunat e stadiumit “Turf Moor” nuk ishte në përputhje me pritshmëritë.
Gjatë duartrokitjeve që zgjatën për një minutë për popullin ukrainas, tifozët e klubit nga Londra brohoritën emrin e Roman Abramovich.
“Tani nuk ishte koha për këtë”, kritikoi Thomas Tuchel tifozët pas ndeshjes.
“Ne duhet të jemi të bashkuar. Nëse duam të tregojmë solidaritetin tonë, duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk ishte koha për të dërguar një mesazh të tillë. Ishte koha për të treguar respekt… Si klub, kishim nevojë për tifozët tanë për t’u bashkuar në këtë minutë duartrokitje”, shtoi trajneri gjerman.
"It was not the moment to do this."
Chelsea boss Thomas Tuchel has reacted to Chelsea fans singing Roman Abramovich's name during Ukraine applause. pic.twitter.com/6uXhM5dNQp
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 5, 2022
“Ne donim ta bënim këtë për Ukrainën dhe nuk kam asnjë opinion tjetër për këtë situatë. Mendimet tona dhe mbështetja jonë janë me ta dhe ne duhet të tregojmë solidaritet”, ka thënë Tuchel.
Pas lidhjeve që ka me kreun e shtetit rus Vladimir Putinin, pronari i Chelseat, Roman Abramovich vendosi të nxjerrë në shitje klubin dhe blutë janë në kërkim të një pronari të ri. /Telegrafi/